BOTA

Policia e Indisë fajëson minjtë për zhdukjen e 200 kg kanabis të sekuestruar

Policia e Indisë fajëson minjtë për zhdukjen e 200 kg

Policia në Indi ka fajësuar minjtë për konsumimin e afro 200 kg kanabis të sekuestruar nga tregtarët dhe të mbajtur në stacionet e policisë.

“Minjtë janë kafshë të vogla dhe ata nuk kanë frikë nga policia. Është e vështirë të mbrosh drogën prej tyre,” tha një gjykatë në shtetin Uttar Pradesh.

Gjykatësi përmendi tre raste në të cilat marihuana u asgjësua nga brejtësit.

Edhe në një rast tjetër të sekuestrimit të 386 kg drogë, policia paraqiti një raport duke thënë se “një pjesë” e kanabisit ishte “ngrënë nga minjtë”.

Mënyra e vetme për të mbrojtur mallrat e sekuestruara nga minjtë sipas Gjykatës është shitja e drogës për kompanitë farmaceutike dhe të ardhurat do t'i shkonin qeverisë.

Por nga ana tjetër një zyrtar i lartë i policisë u tha gazetarëve se një pjesë e marijuanës së ruajtur në stacionet e policisë në afërsi të tij ishte dëmtuar për shkak të shirave të dendur dhe nuk ishte shkatërruar nga minjtë.

Në vitin 2018, tetë oficerë policie argjentinase u pushuan nga puna pasi fajësuan minjtë për zhdukjen e gjysmë ton kanabis nga një magazinë policie.