BOTA

Presidenti i Lituanisë thotë se vendi është i përgatitur për çdo veprim “jomiqësor” nga Rusia

Presidenti i Lituanisë thotë se vendi është i

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se vendi i tij është gati për një formë hakmarrjeje ndaj Rusisë pasi ajo ndaloi tranzitin e mallrave të caktuara që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian nëpër territorin e saj dhe në enklavën ruse të Kaliningradit.

“Ne jemi gati dhe jemi të përgatitur për disa veprime jomiqësore nga ana e Rusisë, shkëputje nga sistemi BRELL apo veprime të tjera”, tha Nauseda, duke folur për Reuters në një video të publikuar të mërkurën. Sistemi BRELL është një rrjet energjetik i ndarë midis Rusisë, Bjellorusisë dhe shteteve baltike.

Ai tha se nuk beson se Rusia do ta sfidojë ushtarakisht Lituaninë, sepse vendi i tij është anëtar i NATO-s.

Nauseda mbrojti vendimin për të bllokuar kalimin e disa mallrave, duke thënë se ata po zbatojnë atë që u vendos nga Bashkimit Evropian.

“Ne thjesht zbatojmë sanksionet, të cilat janë vendosur në nivel të Bashkimit Evropian dhe kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Lituanisë”, tha Nauseda.

"Ne mezi presim të zbatojmë fazat e ardhshme të sanksioneve dhe do të ishte shumë mirë që Komisioni Evropian t'ua shpjegojë përmbajtjen e sanksioneve autoriteteve ruse dhe ndoshta do të heqë disa tensione që po lindin tani," shtoi ai, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve nuk i bën mirë asnjërës palë.

Presidenti i Lituanisë thotë se vendi është i

Më herët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po diskutoheshin masat hakmarrëse për ndalimin e tranzitit të Lituanisë për mallrat e sanksionuara nga Bashkimi Evropian drejt Rusisë përmes Kaliningradit. Peskov nuk elaboroi se çfarë mund të përfshijnë këto masa dhe tha se nuk kishte një afat kohor të saktë për përgjigjen e Moskës.