BOTA

Protesta në fabrikën më të madhe në botë të iPhone, në Zhengzhou

Protesta në fabrikën më të madhe në botë të

Në fabrikën më të madhe në botë të iPhone, në qytetin kinez të Zhengzhou, kanë shpërthyer protestat. Qindra punëtorë të Foxconn kanë marshuar duke u përballur edhe me forcat policore.

Kompania prodhuese e telefonave ka thënë përmes një deklarate se disa punëtorë kanë pasur dilema për pagesën, mirëpo ata do të paguhen sipas kontratave.

Nëpër rrjete sociale ka pasur edhe thashetheme se punëtorëve të rinj u është kërkuar të banojnë në dhomat e njëjta me punëtorët që janë të infektuar me koronavirus.

Por Foxconn ka thënë se konviktet dezinfektohen dhe kontrollohen nga zyrtarët lokalë, para se punëtorët e rinj të futen në to.

Muajin e kaluar është raportuar për rritje të numrit të të infektuarve në zonën afër fabrikës, çka ka shtyrë disa punëtorë që të braktisin vendet e punës.