Protestuesit marshojnë në Paris kundër reformës së pensioneve, mbyllet Eiffel dhe muzeu i Luvrit

Protestuesit francezë marshuan në Paris në ditën e 10 të aksionit të koordinuar nga sindikatat kundër reformave të pensioneve të qeverisë, të cilat rrisin moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Ata bllokuan shinat e trenit që i shërbenin një prej stacioneve kryesore hekurudhore të Parisit, Gare de Lyon.
Faqja e internetit e Kullës Eifel njoftoi se grevistët kishin mbyllur atraksionin turistik me famë botërore. Edhe muzeu i Luvrit u mbyll.
Marshime u zhvilluan edhe në qytete të tjera. Frika se dhuna mund të prishte demonstratat e planifikuara në të gjithë vendin shkaktoi atë që Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin e përshkroi si një dislokim të paprecedentë prej 13 mijë oficerësh, gati gjysma e tyre të përqendruar në kryeqytetin francez.
Udhëheqësit e sindikatave dhe armiqtë politikë të presidentit Emmanuel Macron fajësojnë qeverinë e tij për dhunën e protestës që është ndezur javët e fundit.
Kritikët gjithashtu pretendojnë se oficerët e policisë po përdorin forcë të tepruar kundër protestuesve.