BOTA

Referendumi në Ukrainë nën terrorin e ushtarëve të armatosur derë më derë

Referendumi në Ukrainë nën terrorin e ushtarëve të

Në Ukrainë, në rajonet e pushtuara nga forcat ruse po mbahet një i ashtuquajtur “referendum i pavarësisë”, ku qytetarëve u kërkohet të nënshkruajnë se janë pro bashkimit me Rusinë.

Ky hap, që i paraprin aneksimit nga Moska të Ukrainës jugore, është kundërshtuar ashpër nga vendet perëndimore që kanë akuzuar Rusinë për organizimin e referendumeve të paligjshme, si një mënyrë për pwrftimin e territoreve të fqinjit të saj.

Por si po realizohet ku referendum në realitet?

Një video që po bën xhiron e rrjetit, postuar fillimisht nga mediat ukrainase e dëshmon qartë se rusët po ushtrojnë terror mbi ukrainasit duke dërguar në rajonet Donetsk dhe Luhansk ushtarë çeçenë në shtëpitë e tyre për të firmosur referendumin.

Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea janë rajonet ukrainase nën pushtimin rus ku po zhvillohet referendumi.

Referendumi në Ukrainë nën terrorin e ushtarëve të