BOTA

Shfuqizohet vendimi i Trump për pezullimin e 'Green Card': A mund të udhëtohet tani drejt SHBA-ve?

Shfuqizohet vendimi i Trump për pezullimin e 'Green Card': A mund

Joe Biden, presidenti i SHBA-ve ka anuluar urdhrin e paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të Green Card, që të hynin në territorin e Shtetet e Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump firmosi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Zërit të Amerikës, Biden e hodhi poshtë në një deklaratë të mërkurën që shfuqizonte ndalimin e vizave. Presidenti tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.

Ai ka premtuar të shfuqizojë shumë nga politikat e ashpra të emigracionit të Trump. Grupet për mbrojtjen e emigrantëve kishin kërkuar javët e fundit që ai të hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin të skadonte më 31 mars.

Afati i ndalimit të hyrjeve ishte planifikuar fillimisht për deri në fund të vitit 2020, por ish-Presidenti Donald Trump e shtyu deri në 1 Mars të këtij viti. Ky vendim pengonte jo vetëm emigrantët me viza pune të hynin në territorin e Shteteve të Bashkuara, por i pengonte ata që jetojnë në këtë vend që brenda kësaj periudhe të merrnin familjarët e tyre që kanë aplikuar për viza, si bashkëshortët apo fëmijët nën 21 vjeç.

Ndërkaq, Biden la në fuqi një tjetër masë që ndalon shumicën e punëtorëve të huaj të përkohshëm.

Curtis Morrison, një avokat emigracioni në Kaliforni i cili përfaqëson personat e prekur nga ndalimi tha se presidenti tani do duhet të trajtojë çështjen e një numri të madh kërkesash që janë zvarritur prej muajsh ndërsa pandemia ndërpreu pjesën më të madhe të procedurave nga Departamenti i Shtetit. Procesi mund të zgjasë me vite, deklaroi ai.

Megjithatë nuk dihen ende detajet e vendimit të Biden, ndikuar edhe nga situata e pandemisë së koronavirusit.

*Tiranapost.al.