Shiu i rrëmbyeshëm shkakton rrëshqitje dheu në ishullin italian të Ischia

Trembëdhjetë persona janë zhdukur në ishullin turistik italian Ischia pas një rrëshqitjeje të shkaktuar nga shiu i dendur. ANSA, duke cituar policinë lokale, tha se ndërtesat u përfshinë nga balta dhe uji mësohet se ka arritur në katet e para të shtëpive.
Stuhia e shiut sipas autoriteteve filloi në orën 04:00 të mëngjesit duke marrë përpara automjetet e parkuara e madje edhe një shëpi dhe është e vështirë ndërhyrja në ishull për ndihmë.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha se nuk është arritur të konfirmohet nëse ka pasur viktima. Ndërsa më herët zv/kryeministri Matteo Salvini, tha se nga situata janë shkaktuar tetë viktima.
Dhjetëra njerëz besohet të jenë të zhdukur, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Gianna Capuano, një zyrtare italiane e mbrojtjes civile, tha për Sky TG24 se edhe një fëmijë i vogël ishte mes të zhdukurve.
Autoritetet lokale po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të mos penguar shërbimet e emergjencës të japin ndihmën e nevojshme.