BOTA

Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Armeni

Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një qendër tregtare në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.

Zyrtarët thonë se nga shpërthimi ka dy viktima dhe 50 të plagosur. Të plagosurit janë transportuar në një spital aty pranë. Mes të plagosurve janë edhe tre fëmijë të mitur.

Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan fishekzjarresh. Zjarri ka rënë në vendin ku po ruheshin fishekzjarrët në një magazinë trekatëshe e cila është shembur. Shkaku i zjarrit nuk dihet.

Video tregon njerëzit që vrapojnë ndërsa një shtëllungë masive tymi përhapet me shpejtësi pas shpërthimit.