BOTA

Studimi që tregon pse duhet të rrisësh fëmijë bilingualë

Studimi që tregon pse duhet të rrisësh fëmijë

A flisni më shumë se një gjuhë? Të rriturit të cilët që në moshë të vogël kanë mësuar dhe folur në dy gjuhë të ndryshme teksa rriteshin, mund ta zhvendosin vëmendjen e tyre mes detyrave të ndryshme shumë më shpejt sesa ata që mësojnë një gjuhë të dytë më vonë gjatë jetës. Këtë ka zbuluar një studim i ri, që tregon se ky është vetëm një nga përfitimet kongnitive të të qenit bilingual apo dygjuhësh.

Sipas studimit të ri, fëmijët që rriten me dy gjuhë pësojnë ndryshime në trurin e tyre, gjë që rrit fleksibilitetin njohës, aftësinë për të kaluar midis të menduarit për koncepte të ndryshme ose koncepte të shumta në të njëjtën kohë, aftësitë selektive të vemendje dhe procesit mendor të përqendrimit në një detyrë ose objekt në të njëjtën kohë.

Në studimin e ri, të rriturit me dy gjuhë morën pjesë në një eksperiment ku shfaqeshin foto të njëjta me disa ndryshime që zhvendoseshin gradualisht. U zbulua se ata që kanë mësuar dhe folur dy gjuhë në vogëli ishin në gjendje të kapnin ndryshimet në foto shumë më shpejt sesa ata që u rirten me vetëm një gjuhë dhe që mësuan një gjuhë tjetër në moshë më madhore.

*CNBC/Tiranapost.al.