BOTA

Tenda kthjelluese do jetë burgu i moderuar për tifozët e dehur në Katar

Tenda kthjelluese do jetë burgu i moderuar për tifozët e dehur

Ky kampionat botëror futbolli do të mbahet mend për shumë gjëra që shënojnë një herë të parë në historinë e futbollit.

Pasi u bë kampionati i parë që zhvillohet në dimër, rregullat e ashpra në një vend si Katari do të sjellin edhe një tjetër risi.

Tifozët që duan të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës deri në Katar duhet të mendohen dy herë nëse nuk i rezitojnë dot pijeve alkolike.

Kjo pasi organizatorët kanë vendosur që tifozët të cilët do të jenë nën ndikimin e alkoolit apo mund të përfshihen në incidente do të vendosen në disa tenda kthjelluese, një mënyrë për të trajtuar tifozët e dehur pa i mbyllur në burg.

Tenda shihet si masa më e lehtë ndaj tifozëve të dehur pasi më parë u raportua se ata që kapeshin duke pirë në publik mund të dënoheshin edhe me burg.

Kampionati Botëror i futbollit Katar 2022 nis më 21 nëntor. Finalja do të zhvillohet në 18 dhjetor në “Lusail Stadium”, që mund të presë 80 mijë tifozë.