BOTA

Tensionohen protestat në Iran, gratë djegin shamitë dhe presin flokët

Tensionohen protestat në Iran, gratë djegin shamitë dhe presin

Gratë në Iran kanë përshkallëzuar protestat pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini nga dhuna e shkaktuar nga Policia e Moralit në këtë vend vetëm për mos mbajtjen e hixhabit.

Në ditën e pestë e pestë të këtyre protestave ato kanë djegur në mënyrë demonstrative shaminë e njohur edhe hixhab, si dhe kanë prerë edhe flokët në shenjë solidarizimi me vajzën vetëm 22 vjeç që humbi jetën për shkak të ligjit që ndalon heqjen e shamisë.

Tensionohen protestat në Iran, gratë djegin shamitë dhe presin

Protestat kanë shkaktuar edhe përplasje me forcat policore nga të cilat deir më tani janë shkaktuar të paktën 7 viktima.

Tensionohen protestat në Iran, gratë djegin shamitë dhe presin

Aktivistët thanë se mes viktimave ishjte edhe një grua e vrarë nga forcat e sigurisë. Ndërsa autoritetet akuzuan protestuesit për vrasjen e dy civilëve në Kermanshah, si dhe një ndihmës policie në Shiraz.

Tensionohen protestat në Iran, gratë djegin shamitë dhe presin

22-vjeçarja nga qyteti veriperëndimor i Saqezit vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

Ajo ishte me vëllain e saj në Teheran, kur u arrestua nga Policia e Moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që u kërkon grave të mbulojnë flokët me hixhab, ose shami dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera.


Ajo ra në koma menjëherë pasi ka mbërritur në paraburgim. Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut Nada al-Nashif, forcat e policisë kanë dhunuar 22-vjeçaren duke e goditur në kokë në automjetin e tyre.