BOTA

Tjetër sulm në SHBA, të paktën 6 të vdekur e shumë të plagosur në paradën e 4 Korrikut në Highland Park

Tjetër sulm në SHBA, të paktën 6 të vdekur e shumë

Një tjetër sulm ka ndodhur ditën e sotme në Illinois të SHBA. Sulmi me armë zjarri ka ndodhur gjatë paradës së 4 Korrikut që po zhvillohet për Pavarësinë e SHBA.

Chris O'Neil, komandanti i Policisë tha se të paktën gjashtë persona u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën në të shtënat në paradën e Highland Park.

Tjetër sulm në SHBA, të paktën 6 të vdekur e shumë

O'Neil tha se autoritetet janë ende në kërkim të të dyshuarit të cilin ata e përshkruajnë si një person midis 18-20 vjeç.

Christopher Covelli, drejtues i Task Forces së Qarkut Lake, tha se policia ka gjetur një pushkë nga skena e të shtënave vdekjeprurëse.

Tjetër sulm në SHBA, të paktën 6 të vdekur e shumë

Parada u ndërpre menjëherë pas të shtënave.

Tjetër sulm në SHBA, të paktën 6 të vdekur e shumë

Dëshmitarët thanë se i armatosuri i dyshuar ishte në çatinë e një dyqani dhe qëlloi mbi turmën e paradës.

Tjetër sulm në SHBA, të paktën 6 të vdekur e shumë

Zyrtarët thanë se edhe Fourth Fest, i planifikuar të fillonte në mesditë, është anuluar.