BOTA

Tjetër video virale e Biden, Presidenti humb drejtimin pasi mbaron fjalimin

Tjetër video virale e Biden, Presidenti humb drejtimin pasi mbaron fjalimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka qenë sërish në qendër të një incidenti, video e të cilit është kthyer në virale në mediat sociale.

Bëhet fjalë për një moment pas fjalimit të tij në konferencën e “Global Fund” ku Biden shihet i hutuar. Ai ka ndaluar në mes të skenës, duke mos ditur nga të dalë pas fjalës së mbajtur në podium.


Kritika e parë erdhi dhe nga senatori i Teksasit, republikani Ted Cruz, i cili u shpreh se kjo ngjarje është jo vetëm e trishtueshme, por dhe e frikshme.