BOTA

Valë e pazakontë protestash në Kinë: Xi Jinping, largohu!

Valë e pazakontë protestash në Kinë: Xi Jinping, largohu!

Në Kinë ka shpërthyer një valë masive protestash kundër masave të rrepta të kufizimeve të qeverisë ndaj Covid 19, i cili duket se është rikthyer sërish në vendin prej ku buroi pandemia globale në dhjetor të 2019-ës.

Valë e pazakontë protestash në Kinë: Xi Jinping, largohu!

Mijëra protestues kanë dalë në Shangai, duke shprehur publikisht zemërimin e tyre ndaj drejtuesve të Partisë Komuniste. Atyre u janë bashkuar edhe studentët në universitetet në Pekin dhe Nanjing.

Valë e pazakontë protestash në Kinë: Xi Jinping, largohu!

Trazirat e fundit pasojnë një protestë në qytetin e largët veriperëndimor të Urumqi, ku 10 njerëz të izoluar në një kullë për shkak të kufizimeve të Covid gjetën vdekjen si pasojë e një zjarri.

Valë e pazakontë protestash në Kinë: Xi Jinping, largohu!

Gjatë protestës së të shtunës mbrëma në Shangai njerëzit njerëzit thërrisnin në kor: Xi Jinping, largohu!

Valë e pazakontë protestash në Kinë: Xi Jinping, largohu!

Protesta të tilla janë të pazakonta në Kinën komuniste, ku çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të rezultojë në dënime të ashpra.

Valë e pazakontë protestash në Kinë: Xi Jinping, largohu!

Por analistët thonë se qeveria duket se ka nënvlerësuar pakënaqësinë në rritje ndaj qasjes zero-Covid, një politikë e lidhur pazgjidhshmërisht me Xi Jinping, i cili kohët e fundit u zotua se nuk do të shmangej prej saj.