Vdes dy ditë më pas bashkëshorti i mësueses që u vra në Texas duke mbrojtur nxënësit e saj

Bashkëshorti i mësueses së Teksasit, Irma Garcia, e cila u vra duke mbrojtur nxënësit e saj, vdes 2 ditë më vonë. Shkak mendohet të jetë trishtimi që ka lënë humbja tragjike e bashkëshortes së tij.
Nipi i Garcias, John Martinez, tregoi për “People” se Joe Garcia, bashkëshorti i Irmës, vdiq këtë të enjte. Ai thotë se beson se xhaxhai i tij, Joe, i cili ishte 50 vjeç, vdiq pasi zemra e tij nuk e ka përballuar dot dhimbjen e thellë.
Martinez thotë se ishte informuar se xhaxhai i tij rrezikonte edhe jetën nga një arrest i mundshëm kardiak i cili pas ngjarjes së rëndë u bë i pashmangshëm.
Çifti Garcia kishte katër fëmijë së bashku. Irma ka punuar si mësuese në shkollën fillore Robb në Uvalde për 23 vjet, derisa të martën në mëngjes, një person i armatosur 18-vjeçar i armatosur hyri në klasën e saj me një armë dhe ajo dha jetën e saj duke u përpjekur të shpëtonte nxënësit.
“Ajo vdiq si heroinë në përpjekje për të mbrojtur nxënësit e saj,” thotë Martinez, duke shtuar se një nga 19 fëmijët e vrarë në të shtënat e së martës u gjet i vdekur në krahët e saj. “Ajo ishte edhe nënë për ta. Ajo sakrifikoi veten,” shtoi ai.
Në vitin 2019, Irma Garcia fitoi Çmimin Trinity, i cili nderon mësuesit vendas të zgjedhur si edukatorë të dalluar nga Universiteti Trinity në San Antonio.