BOTA

Video/Dhunohet dhe arrestohet gazetari i BBC-së që po raportonte protestat në Kinë

Video/Dhunohet dhe arrestohet gazetari i BBC-së që po raportonte

Policia kineze rrahu një gazetar të BBC-së në Shangai dhe e arrestoi për pak orë ndërsa ai po mbulonte protestat antiqeveritare që mbërthyen vendin. Ed Lawrence u arrestua të dielën dhe u mbajt për disa orë në ambientet e Policisë.

Video/Dhunohet dhe arrestohet gazetari i BBC-së që po raportonte

“Është shumë shqetësuese që një nga gazetarët tanë u sulmua në këtë mënyrë gjatë kryerjes së detyrave të tij,” ishte reagimi i BBC për ngjarjen.

Video/Dhunohet dhe arrestohet gazetari i BBC-së që po raportonte

Qeveria e Kinës e justifikoi arrestimin e gazetarit duke thënë se ai nuk kishte paraqitur kredencialet e tij.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale shfaqin disa oficerë policie teksa arrestojnë Lawrence duke e përplasur atë në tokë. BBC tha se ai u rrah nga oficerët e policisë të cilët më pas i vunë edhe prangat.

Video/Dhunohet dhe arrestohet gazetari i BBC-së që po raportonte

Ky nuk është rasti i vetëm. Edhe një gazetar zviceran është arrestuar gjatë protestave të vrullshme që po zhvillohen në Kinë.

Protestat kundër qeverisë kineze dhe politikave të saj të bllokimit për shkak të Covid-it kanë shpërthyer në një numër qytetesh pas një zjarri vdekjeprurës në rajonin perëndimor të Xinjiang që vrau 10 njerëz javën e kaluar.

Zemërimi qytetar mbi tragjedinë - e fundit në një seri fatkeqësish të po për shkak të kufizimeve të Covid - u përshkallëzua në protesta në rrugë në disa qytete kineze.