Video/Macron heq orën e shtrenjtë gjatë intervistës televizive

E Shtunë 25 Mars 2023, 20:15
TiranaPost
Një video e Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjatë një emisioni televiziv heq orën e tij të shtrenjtë, ka ngjallur mjaft reagime në mediat sociale.
Intervista e Presidentit u prit me akuza për më tepër pasi në Francë kanë shpërthyer protestat kundër rritjes së moshës së daljes në pension me dy vjet.
Por zemërimi u ndez edhe më shumë pasi ora të cilën Macron mbante në dorë mendohet se ka një vlerë prej plot 80,000 eurosh.
Veprimi i tij për të hequr orën ndërsa duart e tij ishin nën tavolinë gjatë intervistës, provoi edhe më shumë akuzat e tyre për mbështetjen e të pasurve.
Megjithatë, përfaqësuesit e Pallatit Elize u shprehën se presidenti e hoqi orën për shkak se po i krijonte bezdi dhe bënte zhurmë teksa lëvizte duart.