BOTA

Vritet nga forcat iraniane vajza simbol e protestave kundër hixhabit

Vritet nga forcat iraniane vajza simbol e protestave kundër hixhabit

Hadis Najafi, 20 vjeç, një prej vajzave simbol të protestave që prej ditësh kanë shpërthyer në sheshet e qyteteve kryesore të Iranit 10 ditë pas vdekjes së 22-vjeçares Masha Amini është vrarë nga forcat iraniane të sigurisë mbrëmë gjatë në qytetin Karaj, pranë Teheranit.

Vajza e cila u vra me 6 plumba nga të shtënat e Policisë ishte kthyer në simbol të protestave kundër hixhabit.

Në një video e cila u bë virale, ajo shihej duke lidhur flokët me një llastik, pa hixhab, duke demonstuar hapur se ishte kundër mbulimit të detyrueshëm dhe ligjeve diskriminuese të të drejtave të grave në Republikën Islamike me shumicë shiite.

Ky gjest i zakonshëm për çdo vajzë perëndimore, në Iran sapo u pagua sërish me jetë.