BOTA

Zelensky shfaqet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë

Zelensky shfaqet për herë të parë me bashkëshorten

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenskaya janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Zelensky shfaqet për herë të parë me bashkëshorten

Çifti mori pjesë në funeralin e ish-presidentit, Leonid Kravchuki, njeriu i parë që drejtoi Ukrainën e pavarur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ai ndërroi jetë gjatë fundjavës në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Zelensky shfaqet për herë të parë me bashkëshorten

I veshur me të zeza në vend të uniformës së kamuflazhit, e cila është bërë markë në tre muajt e fundit, Zelensky eci pranë bashkëshortes, që gjithashtu ishte e veshur në të zeza.

Dalja e Olenas në publik së bashku me bashkëshortin e saj vjen një muaj pasi ajo zbuloi se me të është dëgjuar vetëm në telefon që nga fillimi i luftës. Atëherë ajo druhej se bashkimi me bashkëshortin e saj do të bënte që ajo dhe fëmijët e tyre të ishin në rrezik.