BOTA

Zviceranët votojnë: Jo prishjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë me BE-në

Zviceranët votojnë: Jo prishjes së marrëveshjes për

Votuesit zviceranë kanë refuzuar propozimin për ti dhënë fund një marrëveshje me BE-në që lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve europianë dhe anasjelltas. Rreth 62% e zviceranëve kanë votuar që të mbahet marrëvëshja me lëvizjen e lirë, ndërsa 38% ishin kundër.

Zvicra nuk është anëtare e BE por ka disa traktate të ndërvarura me Brukselin të cilat i lejojnë të hyjë në zonën e tregtisë së lirë të Evropës. Masa për të frenuar emigracionin u propozua nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), por u kundërshtua nga qeveria.

Për të lënë njerëzit që të tregojnë mendimin e tyre u ra dakord që çështja të hidhet në referendum. Zviceranëve u jepet e drejta e votës për çështje të tilla, për shkak të sistemit demokratik. Ata votojnë rregullisht përmes refendumeve.

Mbështetësit e planit kundër lëvizjes së lirë thanë se Zvicra duhet të vendosë kufij dhe të zgjedhë emigrantët për të cilat mund të ketë nevojë tregu.

Në Zvicër, rreth 25% e 8 milionë banorëve janë të huaj dhe kryesisht kanë udhëtuar nga Bashkimi Europian. Në Zvicër jetojnë dhe shumë shqiptarë.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë me BE është nënshkruar në vitin 1999.