Aktualitet

Braçe reagon për vendimin e gjykatës për zonën ‘Duty Free’ në Rinas: Kulmi!

Braçe reagon për vendimin e gjykatës për zonën

Me një vendim të datës 11 shkurt nga gjyqtari Avni Sejdi, Gjykata e Tiranës rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave dhe vendosi të pranojë padinë e Shoqërisë ADFD për shfrytëzimin e zonës e dyqaneve Duty Free në Rinas. Nga muaji korrik, ku u nënshkrua dhe kontrata me TIA-n, Tirana International Airport, (shoqërinë që administron Aeroportin e Tiranës), kompania amerikane International Cruise Duty Free, ICDF nuk mundi të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “Duty Free” pasi kompania shqiptare në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjonaj, Elona Çaushi, “Albanian Duty Free Development” ADFD pretendoi asokohe se licensa iu hoq pa të drejtë dhe se duhej që të vazhdonte punën me një rinovim automatik të kontratës së nënshkruar.

Lidhur me çështjen ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe i cili thotë se vendimin për pranimin e padisë së kompanisë shqiptare, duke mos i lejuar asaj amerikane të ushtrojë aktivitetin, me lejen e miratuar nga ministria e Financav,e është dhënë nga një gjyqtar i cili nuk ka kaluar Vettingun, dhe se për të nuk duhet të ketë vetëm nxjerrje nga sistemi i drejtësisë por edhe të gjykohet e të hetohet.

Postimi i plotë i Erion Braçe: 

OSE KOORPORATEN ME TE KORRUPTUAR NE VEND,

OSE KAPITALIN E HUAJ,

POSACERISHT AMERIKAN NE VEND!

Koorporata me e korruptuar ne vend, SISTEMI, pra #drejtesiaevjeter,

po sfidon edhe shprehjen epike shqiptare-cudia me e madhe tre dite zgjat!

Cudia me historine e Duty Free ne Rinas, konsumuar ne nje gjykate te vjeter ne Tirane, zgjati vec dy ore;

Sot eshte dita e trete dhe

eshte harruar fare.

Po a duhet harruar?

Une then jo, por jo me fjale, me veprime.

Shqiperia, ekonomia, njerezit qe jetojne ketu, e kane si ajri nevojen per kapitalin e huaj, jo thjesht si para, por si investim, si standard, si kulture, si teknologji,

si rregull e konkurence,

si pune qe paguhet e mbrohet me mire, madje duke udhehequr e terhequr tregun e punes qe vuan mungesa te medha ushqyer nga keqpagimi.

Kapitalin amerikan me pervojen historike e kemi mbajtur larg ketij vendi;

Me mungesen e rregullit e ligjit,

standardi baze ne vendin e origjines.

Shikoni;

Standardi yne ku nje gjyqtar duhet me patjeter te jete edhe biznesmen,

pra vec rroges te marre edhe fitimet e nje biznesi ekskluziv, e pastaj me rradhe-per kete duket i madh, i zoti, famoz brenda SISTEMIT, ka mbrojtje, mbeshtetje, merr jo nje here po disa here me rradhe vendime nga gjykatesit e KOORPORATES,

eshte i neveritshem, i pamenduar kurre ne nje vend te kapitalit!

Po fare fare!

Ketu tek ne ka legjitimitet!

Madje ka feste te zhurmshme ne SISTEM dhe heshtje qe ta shpif ne politike.

Qeveria dje beri te paguhet shthurrja e mendjelehtesia ne administrate, vendimmarrje;

Ky do jete shembulli!

Po a mjafton?

Asfare!

Nje gjykates ne nivelin e pare e te dyte-ende te paprekur nga #VETINGU,

mund te bej cte doje, te vendose kunder cdo ligji e rregulli, te te detyroje te besh biznes e ti dorezosh fitime te medha atij qe do gjyqtari, jo atij qe zgjedh ti!

Ky eshte kulmi!

Kompania amerikane e perzgjedhur nga Aeroporti per te bere biznes ishte shenje, test se ne kete vend liria, rregulli, ligji per te bere biznes ishte e garantuar.

Demi nga vendimarrja SISTEMIT,

eshte i madh ne kete plan;

SHEMBULL I KEQ!

Do vijoje nese nuk e ndalim!

SISTEMI DUHET TE DIJE FUNDIN;

JO DOREHEQJE PARA VETINGUT APO GEZIM PARASH PAS TIJ,

POR HETIM E GJYKIM! / Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B8irfGxn24T/?utm_source=ig_web_copy_link

 

http://www.tiranapost.al/vendimi-i-gjykates-per-zonen-duty-free-ne-rinas-reagon-ministria-e-financave-dhe-ambasada-amerikane/