Showbiz

Brad Pitt u kthye. Por nuk qesh më

 

Pas ndarjes më të bujshme hollivudiane, Brad Pitt është fotografuar për herë për revistën “GQ”.

Ai ka realizuar 3 kopertina në profil nga fotografi Ryan McGinley për intervistën e tij të parë të dhënë që pas ndarjes dhe periudhës aspak të lehtë që pas divorcit.

Brad-Pitt-GQ-Style-Cover-1

Në këtë intervistë 52-vjeçari flet me imtësi për divorcin me aktoren e famshme, për fëmijët e tij dhe gjithashtu jep këshilla sesi të tejkalosh vështirësitë në të cilat gjendemi shpeshherë në jetë.

Brad gjithashtu ka treguar se më në fund ka takuar 6 fëmijët e tij pas 7 muajsh largësi. Ai është shprehur se ata kanë darkuar të gjithë se bashku në shtëpinë e tij ku u ka gatuar ushqimet e tyre të preferuara dhe kanë biseduar gjatë gjithë mbrëmjes.

Brad-Pitt-GQ-Style-Cover-2