Lajme nga Bota

Brigitte Macron: Pse presidenti francez (burri im) duket arrogant në pamje të parë!

Brigitte Macron: Pse presidenti francez (burri im) duket arrogant në pamje

Që kur bashkëshorti i saj u bë president, Brigitte Macron nuk është shfaqur shpesh në intervista, përveçse në evente të rëndësishme kur i është dashur të shoqërojë Emmanuel Macron, 42 vjeç.

Image result for Emmanuel Macron brigitte

Por së fundmi në një intervistë për televizionin TFI, Brigitte, 66 vjeçe ka pranuar se burri i saj mund të duket arrogant dhe jo i preferuar nga francezët,  dhe se në disa raste i është dashur ta korrigjojë në gabimet që ai bën.

Gazetari i TFI e pyeti zonjën e parë franceze lidhur me pakënaqësitë e popullit, protestat dhe etiketimet ndaj presidentit si njeriu arrogant, dhe ajo u përgjigj: Vetëbesimi i tij buron nga njohjet e thella që ka dhe kjo bën të duket sikur është arrogant, por ai nuk është! Nuk po them që nuk ekziston një pakënaqësi ndaj tij. Nëse ka shumë njerëz që ankohen, që shfaqin problematika të ndryshme, sigurisht që diçka ka aty. Ne flasim bashkë për këto, por nuk është dhe aq e thjeshtë të gjesh zgjidhjen për çdo problem që mund të kenë njerëzit.

E vërteta është se pakënaqësitë ndaj presidentit Macron janë rritur. Jo më larg se dje, një turmë njerëzish të mbledhur jashtë Teatrit Des Bouffes du Nord, pasi çifti kishte mbërritur për të parë një shfaqje, tentuan ti sulmonin. Çifti doli nga Teatri me praninë e disa policëve, dhe disa aktivistë mes tyre gazetari Taha Boyhafs u shoqëruan në komisariat. Macron është sulmuar për rritje të kostos së jetesës, reformave dhe politikave që ka ndjekur. Jelek-verdhët e kanë quajtur arrogantin e Francës/Time/  Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/video-nga-brazili-vazhdojne-ofendimet-per-macron-dhe-brigitte-kam-pare-burra-homoseksuale-me-burrerore-se-ky-mizori/

http://www.tiranapost.al/melania-i-zgjodhi-takat-me-diplomaci-per-hir-te-brigitte-macron/

http://www.tiranapost.al/foto-konkurrence-luksi-ne-samitin-g7-brigitte-me-louis-vuitton-melania-me-fustan-3000-dollare/

http://www.tiranapost.al/brigitte-macron-burri-im-ndonjehere-eshte-me-i-vjeter-se-une/

http://www.tiranapost.al/veshjet-me-te-mira-te-brigitte-macron-per-2018-n/

http://www.tiranapost.al/macron-per-poshte-brigitte-perpjete/

http://www.tiranapost.al/vetem-zonjat-e-para-si-brigitte-macron-mund-te-veshin-atlete-pa-e-humbur-elegancen/

http://www.tiranapost.al/dashuria-e-brigitte-dhe-emmanuel-macron-ne-syte-e-vajzes-se-saj/

http://www.tiranapost.al/sekreti-mesuese-brigitte-huffington-zbulon-cfare-thone-per-te-nxenesit-e-saj/

http://www.tiranapost.al/brigitte-macron-ndjek-trendin-e-te-rinjve-ne-instagram-bejani-dhe-asaj-nje-pyetje/