Aktualitet

Britanikët u zgjuan këtë Shën Valentin me një pamje prekëse para syve

Britanikët u zgjuan këtë Shën Valentin me një pamje

Britanikët që jetojnë në Bristol, në rrugën Barton Hill u zgjuan me pamjen e një pikture prekëse këtë Shën Valentin.

Artisti i mureve Banksy u bëri të gjithëve një dhuratë për të treguar një tjetër anë të dashurisë, atë që vuan. Një vajzë e vogël më llastiqe në duar ka goditur dhe shpërndarë në shumë copa diçka që ngjason edhe me një buqetë lulesh, edhe me një zemër.

Njerëzit u entuziazmuan, sidomos ata që e kanë përjetuar zhgënjimin dhe vuajten nga dashuria dhe e kanë shpërndarë foton me shpresën që të ishte dora e Bansky-t në këtë vepër. Në fund vetë artisti u zgjua duke pranuar autorësinë.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije