Showbiz

Britney Spears-in mund të mos e shohim më kurrë të këndojë

Britney Spears-in mund të mos e shohim më kurrë të

Menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph, thotë se këngëtarja mund të mos performojë më kurrë në jetën e saj.

Rudolph foli për TMZ: "Si një person që udhëheq karrierën e saj - bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojmë me të na është thënë - nga ajo që kam kuptuar është e qartë se ajo mund të mos mbajë koncertet në Vegas, jo në të ardhmen e afërt dhe ndoshta kurrë më".

Rudolph ka menaxhuar Spears gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj, nga albumi i saj i parë, "Baby ... One More Time" në 1999-n.

Së fundmi këngëtarja kaloi një krizë emocionale, ndërsa qëndroi në psikiatri për rreth 1 muaj./ Burimi Variety/ Tiranapost.al