Bukuria

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo” kirurgjisë estetike bashkë me arsyet përse

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

Plakja është pjesë e natyrshme e jetës, por plakja në qendër të vëmendjen, nën prozhektorin e skenës nuk është njësoj me atë të njerëzve të zakonshëm. Ndaj shumë të famshëm, sidomos gra, zgjedhin të bëjnë ndërhyjnë të ndryshme për t`u ndjerë më mirë me veten.

Ka të tjera që besojnë se nuk mund t`i shpëtojnë plakjes dhe i kanë thënë “JO” kirurgjisë plastike. Disa kanë ndaluar së bëri ndërhyrje, të tjera nuk kanë bërë kurrë.

Cilat janë?

Meryl Streep

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

Fituesja e Oscar është kritikuar vazhdimisht për pamjen në rininë e saj, por nuk ka luftuar kurrë me kohën. Streep beson se të bësh Botoks është njësoj si të vendosësh një perde para fytyrës.

Courteney Cox

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

“Kishte një periudhë që mjekët më sugjeronin vazhdimisht ndërhyrje dhe unë i bëja, por po shndërrohesha dhe s`po e njihja më veten. Pastaj ndalova. Thashë, ç`jam duke bërë kështu? Dhe tani jam vetvetja. Nuk po e mbush më fytyrën. Këto s`janë rrudha, janë vijat e buzëqeshjes”.

Victoria Beckham

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

I shkroi një letër vetes 18 vjeçe, në vitin 2017: “Nuk duhej të ishe ngatërruar me gjoksin tënd. Duhej ta kishe lënë trupin të merrte frymë ashtu siç ishte dhe të gëzoje ato që kishe”, i drejtohej e penduar Victoria vetes.

Dana Delany

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” ka folur rreth përvojës së saj negative teksa bënte Botoks. Dermatologu i kishte prekur padashur një nerv dhe prej atëherë, nervi i vdekur preku muskulin e syrit të saj të djathtë duke e rrëzuar pak më poshtë tjetrit.

Pink

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

“E dashur vetja ime, po plakesh. Mund t`i shikosh që tani rrudhat në fytyrën tënde. Sa herë mendon të bësh ndonjë ndërhyrje, hap televizorin dhe shikon programe në të cilat njerëzve të ndryshëm nuk u lëviz fytyra. Ti nuk do që fëmijët e tu të mos e kuptojnë një ditë kur je e inatosur”, i shkruante Pink vetes në një letër.

Halle Berry

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

“Si njeri i artit e kam ndjerë dhe unë presionin për të ndryshuar veten. Po sa herë më ka shkuar në mend të bëjë Botoks, i kam kujtuar vetes se plakja nuk është vetëm fizike. Plakja është diçka natyrale dhe u ndodh të gjithëve. Unë thjesht dua të jem vetja, edhe pse një version më i vjetër i vetes sime”, ka thënë aktorja.

Julia Roberts

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

Julia Roberts s`ka bërë kurrë ndërhyrje estetike. “Është për të ardhur keq që jetojmë në një shoqëri që ndjen panik e ku gratë nuk po i japin vetes mundësinë për ta parë si do duken kur të plaken. Fytyra juaj mbart një histori dhe nuk duhet të jetë historia e rrugës tuaj për në zyrën e mjekut”, ka thënë Roberts.

Emma Thompson

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

Aktorja britanike është eksplicite në mendimin e saj shumë kundër ndërhyrjeve: “Është çmenduri. Nuk është diçka normale për t`u bërë. Shoqëria dhe kultura që kemi ndërtuar e përcakton si diçka jonormale”, thotë ajo.

Cameron Diaz

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

Cameron Diaz e pranon se ka bërë Botoks dhe se është penduar. “Më mirë të shoh fytyrën time të plakur sesa një fytyrë që as nuk më përket mua. Rrudhat e mia tregojnë që kam buzëqeshur shumë, gjatë gjithë jetës”, ka thënë Diaz.

Gisele Bundchen

10 deklarata të grave që i kanë thënë “Jo”

Është penduar për ndërhyrjen në gjoks. “Unë jam penduar sapo më ka dalë anestezia. Kam thënë: Ç`bëra kështu?”

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al