Bukuria

4 këshilla për rritjen e shpejtë të flokëve

4 këshilla për rritjen e shpejtë të flokëve
Nëse dëshironi të rrisni flokët sa më shpejt mund ta bëni edhe pa përdorur trajtime që kushtojnë shumë. Ka disa mënyra të thjeshta që nuk kërkojnë produkte të shtrenjta dhe as shumë mundim.

4 rregullat e mëposhtme do t’ju ??ndihmojnë t’i rritni flokët më shpejt nga sa e kishit menduar.

Përdorni vitaminat

Nuk është keq që të merrni vitamina gjatë vitit. Gradualisht do të forconi sistemin imunitar dhe për rrjedhojë do të forconi dhe flokët tuaj, duke i ndihmuar që të rriten më shpejt. Kjo nuk do të thotë se duhet të neglizhoni dietën tuaj. Dieta është ajo që do t’i ofrojë trupit më shumë përfitime dhe më shumë vitamina.

Kufizoni stresin

Stresi ndikon edhe në rritjen e flokëve tuaj. Sipas studimeve hormoni i stresit kufizon rritjen e flokëve prandaj sa më shumë të përpiqeni ta reduktoni aq më efekt do keni në rritjen e flokëve.

Përdorni vajra esencialë

Vaji esencial i rozmarinës dhe vaji i mentes mund të ndihmojnë në nxitjen e rritjes së flokëve duke përmirësuar qarkullimin, i cili nga ana tjetër mund të parandalojë shkatërrimin e gjëndrave të flokëve. Masazhoni lehtë lëkurën e kokës me vajra esencialë pse shtoni disa pika në shampo.

Kujdesuni siç duhet për flokët tuaj

Mos përdorni mjete të nxehta stilimi pasi mund të dëmtojnë flokët. Nëse ju duhet t'i pçrdorni patjetër spërkasni flokët me produkt mbrojtës nga nxehtësia paar se të filloni stilimin.