Bukuria

4 sekrete të bukurisë franceze nga Marie Antoinette

4 sekrete të bukurisë franceze nga Marie Antoinette
Kirsten, në rolin e Antoinette

Çdo grua duhet t`i dijë 4 sekretet e bukurisë, jo vetëm të një gruaje franceze, por mbi të gjitha të ish-mbretëreshës Marie Antoinette.

Merre vetë në dorë kujdesin për lëkurën tënde

Maska e saj e famshme e fytyrës (që përdoret edhe sot në Francë) përbëhet nga 2 lugë çaji konjak (për të stimuluar qarkullimin e gjakut), 1/3 filxhan me qumësht pluhur (rinovon qelizat), lëng limoni dhe një të bardhë veze.

Shndërroje dushin në ritual kënaqësie

Në filmin që flet për të, luajtur nga Kirsten Dunst, shfaqet shpesh mbretëresha duke u qetësuar në vaskën në mes të dhomës së saj. Nuk është ekzagjerim. Mbretëresha lahej shpesh edhe pse ishte e pazakontë për kohën. Ajo i shtonte ujit të vaksës arra pishash, fara liri dhe bajame të ëmbla.

Lyej natyralisht flokët

Antoinette nuk i lyente flokët me bojë dhe kimikate. Poshtë parukeve gri, gjendej një bjonde

Antoinette e donte plotësisht natyrore, D.I.Y. eliksire edhe për flokët e saj. Në fakt, poshtë parukave të saj të larta gri, ajo ishte një bjonde. Për të nxjerrë tonet e bakrit në pah dhe për t`i dhënë më shumë freski, ajo vendoste në kokë përbërës me bazë xhenxhefili, me bazë bimore, si shafran i Indisë dhe dru sandali në formë paste.

Rrethojeni veten me aromë të mirë

Gjatë mbretërimit Antoinette mbushte hapësirën në dhomën e saj me lule të freskëta zakonisht trëndafili, jasemine dhe veçanërisht lule portokalli apo livando. Edhe parfumi që përdorte ishte krijuar enkas për të.