Bukuria

5 mite bukurie që i keni besuar kot deri tani

5 mite bukurie që i keni besuar kot deri tani
Një grua shpenzon një pjesë të mirë të pasurisë dhe kohës për produkte bukurie gjatë jetës së saj. Kremra, serume, maska që mbulojnë rrathët e syve ose shishe të shtrenjta shamposh e vajrash të gjithë kemi dobësi ndaj këtyre produkteve sepse duam të dukemi dhe ndihemi sa më mirë.

Mitet rreth bukurisë na kanë shoqëruar çdo ditë të jetës, por sa të vërteta janë ato që kemi besuar deri tani? Më poshtë janë disa mitë, për të cilat e kemi pasur gabim deri tani nëse i kemi besuar.

1. E zeza të bën të dukesh më e dobët

Në të vërtetë bën efektin e kundërt. Ju bën të dukeni më të mëdhenj në trup nga ç'jeni vërtetë. Gjithashtu tërhiqni vëmendje duke i bërë të tjerët të mendojnë se po përpiqeni të fshihni diçka. Iluzioni optik nuk ju ndihmon fare teksa jeni të ekspozuar në dritë, prandaj veshjet njëngjyrëshe do të ishte mirë të filloni t’i reduktoni.

2. Kremi SPF me faktor mbrojtës më të lartë ju ndihmon shumë.

Vetëm sepse në kremin e diellit shkruhet SPF 30 s'do të thotë që mbrojtja e tij ndaj rrezeve të dëmshme zgjat. Në fakt nuk kanë rëndësi fare faktorët mbrojtës, ju duhet ta aplikoni çdo dy orë.

3. Mos i prekni kurrë aknet.

Me siguri keni dëgjuar që nëse i ngacmoni aknet do t'ju dalin të reja. Në fakt, duhet të dini që nëse i ngacmoni pa e tepruar, mund t'i sillni përfitime lëkurës, por duhet të dini cilat të shtrydhni dhe kur.

Përdorni gjithmonë një garzë të sterilizuar pas procesit, për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm.

4. Larja e përditshme e flokëve është e dëmshme.

Në fakt ka vetëm përfitime dhe është proces i shëndetshëm. Gjithçka varet nga lloji i flokut dhe aktiviteti ditor që keni. Por vëmendje i duhet kushtuar shampoos dhe përbërësve të saj.

5. Mund t'i hiqni rrathët e zinj.

Fatkeqësisht nuk mund të bëni shumë për të parandaluar pigmentimin poshtë syve. Të duhen orë të plota gjumi dhe një jetesë e shëndetshme për t'i reduktuar, por kjo duhet të bëhet në mënyrë sistematike.