Bukuria

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të menjëhershme të lëkurës

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të

E shëndetshme, rrezatuese dhe e freskët janë fjalët që shumica prej nesh do lumturohej nëse do na i thoshte një mikeshë për lëkurën. Por pas kënaqësisë se sezonit festiv, nuk jeni të vetmit që mendoni se lëkura duket pak si më e zbehur dhe pa shkëlqim, marrë shkas edhe nga lodhja dhe streset e përditshme. Për të gjithë ata që po e përjetojnë këtë, më poshtë lexoni për 6 produkte që duhen patur patjetër për një lëkurë të freskët, plot shkëlqim dhe të shëndetshme brenda pak minutash pas aplikimit.

1-Westman Atelier Lit Up Highlight Stick

Është një nga ato produkte që mund ta gjesh veten duke e aplikuar në fytyrë të paktën një ose dy herë në ditë pa e menduar fare. Është në trajtën e një balsami zbutës për çdolloj lëkure. Aplikohet më së shumti në zonën e mollëzave, rreth vetullave dhe buzëve. Jua bën lëkurën me shkëlqim, të butë dhe më të shëndetshme.

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të

2-Amanda Harrington Face Mist – Natural Honey

Ky produkt i jep lëkurës një shkëlqim si dielli, me një pamje natyrale në çdo kohë të vitit. Mjaftojnë dy spray në fytyrë, qafë dhe në pjesën e dekoltesë para se ta aplikoni lehtë duke e përhapur me duar.

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të

3-Charlotte Tilbury Hollywood Flawless Filter

Kjo fondatinë nuk duhet të mungojë në çantë. Formula ka të bëjë me korrigjimin e vijave të krijuara në lëkurë, nga mimika ose nga thatësia e lëkurës. Njihet ndryshe si filteri që ofron Instagram, por në jetën reale për shkak të ngjyrës që ofron e kombinuar me fondatinën. Gjithashtu i jep lëkurës efekt shkëlqyes. Shtypni pjesën e sipërme një herë dhe me mollëzat e gishtave aplikojeni më së shumti në zonat ku janë të krijuara vijat e lëkurës.

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të

4-Kora Organics Turmeric Brightening and Exfoliating Mask

Kremrat hidratues, sërumet dhe maskat na ndihmojnë të mbajmë fytyrën të freskët dhe me shkëlqim. Por ky krem-maskë është exfoliatori që u duhet të gjitha grave dhe vajzave. Është e përbërë me shafranin e Indisë, ka enzima papaje dhe mente. Largon lëkurën e thatë dhe të vdekur, rafinon poret dhe ju jep butësi në pamje. Mund të lihet vetëm 10 minuta në fytyrë. Këshillohet të vendoset para se të bëni dushin që poret të hapen.

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të

5-Hourglass Vanish Flash Highlighting Stick – Champagne Flash

Njihen si korrektorë që ndihmojnë në largimin e ngjyrës së errët poshtë syve. Produkti është në formën e një buzëkuqi të cilin e vendosni në pjesën poshtë syve. Jep efektin e ngjyrës dhe shkëlqimit të shampanjës së lehtë por përshtatet sipas tonit të lëkurës pasi janë të gjitha versionet. Kjo bën që pjesa e errët poshtë syve të zbardhet dhe lëkura të rigjallërohet si dhe të zbutet. Forma trekëndore e bën aplikimin shumë më të lehtë për ata që nuk kanë dhe shumë ‘dorë’ për make-up.

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të

6-Lilah B. Agloë Face Mist

Është një spray që bën të dukeni të freskët dhe në formë të mirë në çdo orë të ditës apo të natës. Mes pandemisë së koronavirusit ndodh shpesh të keni biseda online, përmes Zoom apo programeve të tjera të internetit. Një spërkatje mjafton dhe ndihmon në ringjalljen e lëkurës dhe hidratimin e saj.

6 produktet must për shkëlqim, hidratim dhe freski të

*Net-A-Porter/ Tiranapost.al.