6 shkaktarët (që s`ta pret mendja) të njollave të zeza në lëkurë

Kur vjen fjala tek lëkura një nga problemet kryesore janë njollat e zeza. Çfarë mund t`i shkaktojë ato, pse janë kaq të shpeshta, e ç`mund të bëhet për t`i parandaluar?
Dritat
Mbase e ke të vështirë ta besosh, por ndriçimi jonatyral ndikon në to. Ekspozimi ndaj dritave brenda shtëpisë mund t`i shtojë ato. Kjo sepse drita e dukshme ose drita fluoreshente mund të ndikojë në hiperpigmentimin e lëkurës. Kjo lloj drite është e pranishme në kompjuterë, TV, madje edhe në telefonat celularë. Për të parandaluar këtë dukuri, përveç të qëndruarit më pak përpara ekraneve, përdor kremin kundër diellit çdo ditë, edhe kur nuk del nga shtëpia.
Shtypja e puçrrave
Teksa tenton të nxjerrësh jashtë atë që puçra ka mbledhur, padashur irriton pjesën tjetër të lëkurës.
Shmang kremin e diellit
Është e zakonshme të vendosësh krem dielli kur shkon në plazh. Por pak njerëz e dinë që kremi kundër diellit duhet të ri-aplikohet çdo 2 orë, edhe në shtëpi (siç e thamë edhe më lart).
Mos heqja e makeup-it gjatë natës
Gabimi kryesor që bën një pjesë e madhe e njerëzve, është se i lajnë sytë dhe fytyrën vetëm në mëngjes dhe harrojnë darkën.
Përdorimi i tepërt i hidrokinonit ose acidit retinoik
Ka disa produkte bukurie që përmbajnë hidrokinon dhe acid retinoik që janë të destinuara për trajtimin e njollave të errëta. Problemi është se përdorimi i tyre për një kohë të gjatë dhe në përqendrime të larta mund të përkeqësojë lëkurën tuaj në vend që ta pastrojë atë.
Lexo gjithmonë përbërësit pas kutive kozmetike, jo vetëm në produktet ushqimore.
Shtatzënia
Lëvizja e hormoneve gjatë shtatzënisë është krejtësisht e natyrshme. Këto ndryshime hormonale mund të shkaktojnë diçka të quajtur "chloasma" ose "maskë të shtatzënisë". Për fat të mirë, këto njolla të errëta priren të zbehen sapo të mbarojë shtatzënia. Në mënyrë që të mos përkeqësohet kjo, gjithmonë mbani krem ??mbrojtës.