Bukuria

7 këshilla për të mbrojtur lëkurën në këto ditë të ftohta

7 këshilla për të mbrojtur lëkurën në këto

Lëkura dëmtohet nga acari po aq sa edhe nga rrezet përvëluese. Kështu që kujdesi është i nevojshëm jo vetëm në diell. 7 këshilla i ka postuar Klinika Venus në Instagram për gjithë miket e faqes. Mund t`i lexosh më poshtë edhe ti.

Pini shumë ujë, rreth 1.5 litër, mos e neglizhoni!

Zgjidhni me kujdes pastrues në formë xheli për të ruajtur filmin hidrolipidik.

Eskfolioni lëkurën për të hequr qëlizat e vdekura, në mënyrë që lëkura t`i përthithë më mirë produktet.

Aplikoni krem trupi pas dushit dhe mbajeni ambientin të lagësht për të shmangur tharjen.

Përdorni kren hidratues natyral dhe përdoreni menjëherë pas larjes.

Përdorni antioksidantë.

Kremi kundër diellit nuk është vetëm për verën… mos harroni ta përdorni kur ekspozoheni jashtë.