Bukuria

7 mënyra që ta mbajnë lëkurën të re

7 mënyra që ta mbajnë lëkurën të re

Lili Anolik është 42 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe me një lëkurë që shndrrin. Ajo këmbëngul se gjenetika nuk është faktor. Lili tregon se u rrit nga një nënë shumë e bukur dhe një vëlla simpatik, por e dinte që për vete duhet të kultivonte të tjera cilësi, pasi me modesti thotë se nuk ishte aq e bukur sa ata.

Fati e deshi që i dashuri i kolegjit dhe njëherësh bashkëshorti i saj u bë dermatolog, kështu i sugjeroi asaj 7 strategji për ta mbajtur lëkurën gjithmonë të re.

Lazeri është shpëtim

E martuar me një dermatolog, problemi i lëkurës sime është gjithmonë problemi i tij. Kështu që ia kam lënë atij në dorë. Ç`bën ai për ta rregulluar këtë?

Fraxel Dual dy herë në vit. Ky lloj lazeri ndërton kolagjen të ri, rikthen kolagjenin e vjetër, heq qafe vijat e holla, zvogëlon poret dhe zbut strukturën (mund të bëjë dhe gjëra të tjera). Nëse kam kaluar 6 muaj të lodhshëm përdor gjithashtu Ruby Laser ose Lazer Excel V për të zhdukur njollar e diellit dhe për të liruar enët e gjakut. Ai ishte magjistari i lazerit dhe nëse lëkura ime duket mirë, është vetëm falë atij.

7 mënyra që ta mbajnë lëkurën të re

Link për porosi

Link për porosi

Link për porosi

Kujdes minimal me kremra

Në përgjithësi unë thjesht e laj fytyrën para gjumit. Në rastet kur vendos të aplikoj diçka, zgjedh gjithmonë kremin e syve. Kurse gjatë ditë përdor shumë krem dielli.

7 mënyra që ta mbajnë lëkurën të re

Link për porosi

Link për porosi

Link për porosi

Pak ngjyra të çojnë nga rruga e shkurtër në atë të gjatën

Unë nuk vë makeup, asgjë veç kremit të diellit. Përdor vaj ose spraj trupi, por jo makeup për fytyrën.

Mbështetem tek energjia

Unë sapo kam mbushur 42 vjeçe, por ndihem shumë energjike, madje shumë më shumë se kurrë më parë.

Kaloj shumë kohë cilësore me fëmijë të vegjël

Kam dy djem: Ike 7 vjeç dhe Archie 6. Për mua, të pasurit fëmijë të ndihmon për t`u plakur më vonë. E largon presionin në një mënyrë të çuditshme. Ose ndoshta duke parë vazhdimisht lëkurën e fëmijëve them me vete: Përfundimisht do vazhdoj të bëj lazer.

E kam harruar perfeksionizmin

Isha duke punuar për një kopetinë me Sofia Vergara dhe po e shikoja se sa drejt qëndronte teksa hante. E pyeti: Si arrin ta mbash trupin kaq drejt? Ajo m`u kthye: Gjenetika.

Ok, mund të përpiqesh t`i rregullosh disa gjëra, pasi ka aspekte që po, mund të bëhen me mirë ama në fund duhet pranuar se edhe gjenetika ka pjesën e vet dhe është dhuratë nga Zoti. Ndaj dorëzoju këtij fakti dhe jeto e lumtur dhe e relaksuar.

Lumturia vlen më shumë se gjithçka

Prisja të dukesha bukur kur isha 28 vjeç, sepse mami më kishte thënë që ajo ishte mosha kur ishte dukur më bukur. Në fakt unë u duka më bukur kur shkova 32 vjeç. Ndoshta mamit tim i dukej vetja më tërheqëse kur ishte 28 se atëhetë u martua, kurse unë isha 32 kur u martova. Një jetë e lumtur romantike, të ndryshon çehren.

*Artikulli i Goop u përshtat në shqip nga Tiranapost.al

*Ndalihet ribotimi pa lejen e editorit