Bukuria

8 këshilla nga Gerta Shehu për të mbrojtur flokët nga rrezet e diellit

8 këshilla nga Gerta Shehu për të mbrojtur flokët nga rrezet

Nga Gerta Shehu/ Përshëndetje lexues të Tirana Post! Meqënëse unë të gjitha informacionet mbi ç`ka ndodh i marr këtu, mendova të ndaj me ju dhe diçka nga ato që di unë.

8 këshilla nga Gerta Shehu për të mbrojtur flokët nga rrezet

Dy fjalë për llojet e flokëve

Flokët tuaj janë veçanërisht më të prekshëm ndaj dëmtimit të diellit, nëse janë të imët ose me ngjyrë të hapur. Flokët më të hollë dhe më të çelur nuk kanë trashësinë ose pigmentin që mund t'i mbrojë nga rrezet e diellit, ndërsa flokët më të errët dhe të trashë zakonisht janë më të yndyrshëm. Ngjyra më e errët dhe filmi yndyror ndihmojnë në mbrojtjen e tyre. Flokët fin ( të hollë) janë gjithashtu më të brishtë dhe më të prirur ndaj dëmtimit të diellit.

8 këshilla nga Gerta Shehu për të mbrojtur flokët nga rrezet

Si e dëmtojmë konkretisht rrezet e diellit flokun?

Rrezet e diellit veprojnë shumë si zbardhues në flokë. Zbardhuesi reagon me melaninën në flokë dhe heq ngjyrën në një reaksion kimik të pakthyeshëm. Zbardhuesi gjithashtu dëmton kutikulën dhe proteinën e flokëve, e cila quhet keratin.

Piastrat ose mashat e nxehta duhen mënjanuar në stinën e verës, ose të përdoren sa më pak e me mbrojtësin përkatës. Uji i detit, ai i kloruar, të gjitha këto i bëjnë ata më të prekshëm ndaj streseve të verës dhe nxehtësisë së diellit. Të gjitha këto dëmtojnë keratinën e flokëve tuaj. Proteina e dëmtuar më pas lejon që dielli dhe nxehtësia të depërtojnë më lehtë në flokë dhe rezulton në një fije floku të brishtë.

Lajmi i mirë është se ju mund të merrni masa paraprake për të mbrojtur flokët tuaj nga dielli i nxehtë i verës.

8 këshilla nga Gerta Shehu për të mbrojtur flokët nga rrezet

Cilat janë masat që duhen marrë?

Çfarë duhet të bëni nëse dëshironi të jeni jashtë gjatë verës, por nuk dëshironi një flokë të thatë e të dehidratur e cila do t`ju japë pamjen e kokashtës, ose të mos detyroheni t`i prisni pasi mos ketë më kthim mbrapa?

Mbështillni një shall rreth flokëve tuaj. Përdorni kapelë me strehë të gjerë, ose rrini në çadër.

Dilni herët ose vonë gjatë ditës, ashtu siç do të bënit për të mbrojtur lëkurën tuaj.

Nëse notoni në një pishinë e cila është me ujë të kloruar, vini një kapuç noti, ose lidhini flokët topuz lart për t'i mbajtur të thatë. Nëse i lagni flokët, sigurohuni që të shpëlani ujin e pishinës - i cili përmban kimikate si klor - nga flokët tuaj me ujë të pastër.

Përdorni një produkt me SPF që kujdeset për mbrojtjen e flokëve kundër rrezeve të dëmshme.

Përdorni produkte dhe kondicionerë të përshtatshëm për ngjyrën dhe llojin e flokëve tuaj, si dhe për klimën. Nëse keni flokë të hollë, kërkoni një formulë voluminoze. Vera është një stinë e preferuar e shumë njerëzve, por herën tjetër që do të jeni në diell, mos harroni të mbroni edhe flokët tuaj prej tij.

8 këshilla nga Gerta Shehu për të mbrojtur flokët nga rrezet

Çfarë nuk duhet të harroni?

Dicka për t`u mbajtur mend është që boja nuk duhet lënë pas plazhit, pasi e kjo e fundit krijon një filtër mbrojtës rreth tij, i cili e mbron mos të zhvishet .

S`duhet lënë mënjanë dhe përkujdesi ndaj skalpit, i cili është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e flokut dhe sidomos për ata, ose ato që kanë skalp të thatë, mbrojtja duhet të jetë e dyfishtë.

Mos harroni kujdesin post plazh. Maska hidratuese, ose serume të ndryshme në trajtë vajore. Të gjitha këto do bëjnë që flokun tuaj ta gjejë vjeshta të shëndetshëm e plot shkëlqim.

8 këshilla nga Gerta Shehu për të mbrojtur flokët nga rrezet

Shpresoj t`ju kem ndihmuar ju lexues të TiranaPost!

Pushime të mbara nga unë, Gerta Shehu!

*Në foto Borana Baci