A i parandalon botoksi rrudhat nëse bëhet në moshë të re?
Një numër gjithmonë e në rritje të rinjsh në të 20-at dhe 30-at e tyre po bëjnë botoks. Arsyeja nuk është se kanë rrudha kaq të rinj, por sepse shpresojnë që kryerja herët e këtyre procedurave estetike do të ndihmojë në parandalimin apo vonimin e krijimit të rrudhave.
Po ekspertët e fushës ç`thonë?
Dermatologët, kirurgët plastikë dhe profesionistët e tjerë të kujdesit për lëkurën i quajnë këto injeksione parandaluese, ose 'prejuvenation'.
Shumë dermatologë dhe estetistë, rekomandojnë nisjen e botoksit në mesin ose të paktën fundin e të 20-tave.
Ata thonë se kryerja e hershme e botoksit mund të pengojë krijimin e rrudhave në rastin më të mirë, ose në rastin më të keq, këta njerëz do të kenë më pak nevojë për botoks kur të jenë në moshë më të madhe.
Ç`thonë studimet?
Në fakt nuk ka kërkime shkencore që ta shpjegojnë këtë fakt apo vërtetojnë.
Mjekët dhe ata që e praktikojnë, thonë se e kanë parë me sytë e tyre që funksionon.
Në vitin 2022, 27% e pacientëve që bënin botoks ishin 34 vjeç ose më të rinj, krahasuar me 21% në 2015-ën, sipas të dhënave të anketës nga Akademia Amerikane e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese të Fytyrës. Imazhet perfekte në mediat sociale kanë ndihmuar në nxitjen e trendit.