Bëhu dhe duku natyral me fijet si Eva Mendes. Ja pse i rekomandoj fort

Të zbukurohesh pa kirurgji dhe të kesh tiparet në harmoni! Njësoj siç tregoi aktorja hollivudiane Eva Mendes dje përmes një fotoje të mbushur me gjilpëra në fytyrë e drejt së cilës u shtrua e njëjta pyetje: A të dhemb?
Eva zbuloi se po trajtohej përmes fijeve dhe se dhimbjet ishin të durueshme, edhe për atë që kishte tolerancë të ulët ndaj tyre.
Po ç`është kjo metodë?
Metoda e tërheqjes me fije është një metodë shumë e perdorshme pasi ka një avantazh ku përveç tërheqjes së lëkuës së varur pa kirurgji për të bërë efektin lifting ajo të lë një pamje natyrale dhe merr efektin e dëshiruar pa të frenuar nga përditshmëria jote. Fijet fillojnë të treten natyralisht në lëkurën tonë, ato stimulojnë kolagjenin dhe elastinën përreth fijes duke bërë të zgjatet rezultati i kësaj metode.
Llojet e fijeve janë të ndryshme, por ato janë dizenjuar të jenë të tretshme dhe biocompatible në lëkurën tonë .Janë disa lloje fije që përdoren si PDO.PLLA.PCA (polidyoxanone,poly-L-Lactic.polycaprolactone) për qëllime si:
Rinimi fytyrës
Plikën nazo-labiale
Rrudhat midis buzëve dhe mjekrës
Rrudhat rreth buzëve, syve
Rënia gravitacionale
Vetullat
Asimetri
Monothreads përdoren gjithashtu për trupin: lëkurën e varur, në zonat e belit, vitheve, këmbëve, gjunjët, krahët.
Numri i fijeve që përdoret varion nga zona dhe problemi, zakonisht 5-25 fije mund të duhen për një zonë nëse janë mono apo screë, cog, nëse janë barbs apo cone 4-10 fije, pra është mjeku juaj ai që e vendos.
Jo çdo person është kandidati më i mirë për të përdorur fijet pasi ka disa kritere. Mosha 35-55 vjeç jep rezultatet më të mira dhe sidomos fytyrat që nuk kanë shumë ind dhjamor në fytyrë.
Trajtimet mund të bëhen çdo 6-12 muaj apo 1,5-5 vjet në varësi të llojit të fijes që do përdoret sipas indikacionit. Kjo metodë zakonisht është një opsion i mirë por dhe që mund të kombinohet me laser apo radiofrekuencë për të rritur efektivitetin apo me trajtime të tjera kujdesi për të përmirësuar cilësinë e saj.
Klinika e Laser & Dermatologji Kozmetike VENUS
Për më shumë informacion shkruaj në [email protected]