Bjondja platin është rikthyer në skenë në modelet e flokëve më trend të 2022-shit

Ne e dimë: moda kthehet, edhe nëse mund të thuhet se disa nuk ikin kurrë. Ky është rasti i një prej ngjyrave të flokëve që është vlerësuar gjithmonë, ndonëse është shumë e thjeshtë: bjonde platin.
Për sezonin pranverë-verë 2022, flokët e zbardhur janë kthyer në modë, duke u shfaqur në disa nga yjet më të famshëm, si Anya Taylor-Joy, Gigi Hadid ose Dua Lipa.
Tridhjetë vjet më vonë, jehona e viteve '90 nuk tregon asnjë shenjë zbehjeje.
Në valën e pararendësve si supermodelja Claudia Schiffer dhe shoëgirl-i Pamela Anderson, flokët bjonde platin janë rikthyer kryesisht në pamjet më të kërkuara të personazheve të njohur.
Nëse në vitet '90, megjithatë, tendenca ishte ajo e një prerjeje mesatare dhe palosjeve të buta, biondja e platin këtë sezon vishet shpesh në flokë të gjatë dhe tërësisht të drejtë.
Tiranapost.al