Bright Side shkrim për makeup artistin shqiptar: Si i kthen Hirushet në princesha në ditën e dasmës

E Hënë 5 Tetor 2020, 08:17
TiranaPost
Nuk bëhet fjalë për Mario Dedivanoviç. Ai është çdo ditë i lakuar në media, si profesionist, por edhe mik i Kardashianëve. Këtë herë është fjala për Arbër Bytyqin, makeup artistin nga Kosova dhe shndërrimet që u bënë vajzave ditën e martesës.

Lajmi i Bright Side
“Martesa është një nga ngjarjet më emocionuese në jetën tonë dhe një nga ditët më të vështira për nusen. Ka kaq shumë gjëra që duhet të bëhen, sa që është e lehtë ta humbasësh toruan. Por nëse punësoni një profesionist si Arber Bytyqi, çdo Hirushe do të ketë një shans të ndihet si një princeshë e vërtetë”, shkruan Bright Side dhe pastaj prezanton më shumë se 20 shndërrime.
*Burimi Bright Side