Bukuria

Del në ankand diamanti më i madh në botë

Del në ankand diamanti më i madh në botë

“The Rock”, diamanti i bardhë më i madh i shitur ndonjëherë do të dalë në ankand në Gjenevë këtë javë. Diamanti 228,31 karat në formë dardhe, afërsisht me madhësinë e një topi golfi, pritet të shitet deri në 30 milionë dollarë, tha drejtuesi i ankandit.

“Kjo është një formë e përkryer simetrike në formë dardhe dhe një nga perlat më të rralla që është shitur ndonjëherë në ankand,”shprehet Max Fawcett, kreu i departamentit të stolive të Christie’s në Gjenevë.

Çmimet e diamanteve janë rritur nga sanksionet ndaj Rusisë, e cila është një prodhues i madh, si dhe nga rikthimi i ngjarjeve VIP ndërsa kufizimet e pandemisë po zbuten.

I zbuluar në Afrikën e Jugut, “The Rock” ishte veshur nga ish-pronari i tij si një gjerdan Cartier. Rekordi i mëparshëm i ankandit për një diamant të bardhë ishte një gur i çmuar 163,41 karat i shitur në vitin 2017.

Christie’s po shet gjithashtu një gur të verdhë 205,07 karatësh në formë jastëku të quajtur “Diamanti i Kryqit të Kuq” pasi një pjesë e paspecifikuar e të ardhurave të ankandit do t’i shkojë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) me bazë në Gjenevë.