Dëshira për t`u dukur gjithmonë 30 vjeç na ka shndërruar në monstra
E Mërkurë 9 Tetor 2024, 13:44
TiranaPost
E konsideruar prej kohësh si seks simbol, Halle Berry foli në CBS Morning rreth të drejtës së grave për t`u plakur dhe rregullave apo presionit të Hollivudit për t`u dukur gjithmonë të reja.
“Të plakesh është një privilegj. Le të mos përpiqemi të dukemi si 30-vjeçare të përjetshme, se po shndërrohemi në përbindësha. Duhet të kuptojmë se ne kemi shumë më shumë rëndësi se pamja jonë. Dhe pastaj ka një çudi. Kur burrat plaken, ne nuk e dimë se si, por ata bëhen më të mençur, më joshës. Ne gratë, nga ana tjetër, thjesht plakemi. Duhet ta ndryshojmë të gjithë këtë”, tha Halle Berry.