Bukuria

Disa thonë se produkti luksoz i TikTok Olaplex u shkatërroi flokët. Dermatologët i vënë në pikëpyetje këto ankesa

Disa thonë se produkti luksoz i TikTok Olaplex u shkatërroi

Sarah Horrell Richardson luftoi me flokët e thatë dhe të dëmtuar pasi kaloi gjithë jetën duke i bërë kaçurrela, drejtuar dhe lyer para garave të saj të kërcimit. Kështu që ajo ishte e emocionuar të provonte Olaplex, markën e famshme të TikTok që thuhet se mund të riforcojë flokët e dëmtuar.

Disa thonë se produkti luksoz i TikTok Olaplex u shkatërroi

Por brenda disa ditësh nga përdorimi i Olaplex's Bond Smoother në janar 2022, ajo tha se flokët e saj filluan të këputeshin. Ajo tregon se i shikonte flokët e saj ngado nëpër shtëpi dhe në rroba. Kjo situatë vetëm pas gjashtë përdorimeve.

Ajo nuk është e vetmja. Tashmë ka edhe një grup online ku janë mbledhur më shumë se 1 mijë anëtarë që dëshmojnë për flokët e tyre të rënë dhe të dëmtuar pas përdorimit të produktit. Grupi në Facebook quhet “Olaplex Hair Loss/Hair Damage”.

Disa thonë se produkti luksoz i TikTok Olaplex u shkatërroi

Ankesat e këtyre njerëzve bien në kundërshti me qindra reklama dhe sugjerime që njerëz të famshmëm i bënë markës.

Olaplex u hodh në treg në shtator të 2021-shit.

Insajder intervistoi 10 ish-përdorues të Olaplex të cilët shprehën shqetësimet e tyre. Moshat e tyre varionin nga 26 deri në 63 vjeç, nga vende nga gjithë SHBA dhe Britania e Madhe.

Olaplex deklaron se produktet e tij janë të testuara nga palët e treta dhe një dermatolog tha se humbja e flokëve nga trajtimet lokale ishte relativisht e pazakontë nëse një përbërës nuk shkaktonte një reaksion alergjik. Olaplex ka ofruar rimbursime për produkte deri në 12 muaj për klientët e pakënaqur.

“Ne besojmë në sigurinë dhe efikasitetin e produkteve tona, të cilat janë testuar tërësisht brenda dhe nga laboratorë të pavarur të palëve të treta. Ne jemi të sigurt në provat që tregojnë se produktet Olapex janë efektive, siç mund të dëshmojnë me kënaqësi miliona klientë”, tha një përfaqësues i Olaplex.

Disa thonë se produkti luksoz i TikTok Olaplex u shkatërroi

Ç`thonë dermatologët?

“Së pari, shampot dhe trajtimet lokale zakonisht nuk janë arsyeja për rënien e flokëve, përveç nëse përmbajnë përbërës alergjikë” tha Dr.Kazlouskaya për Insider.

Gjenetika dhe stresi janë dy shkaqet kryesore të rënies së flokëve. Alopecia androgjenetike nuk është e parandalueshme, por medikamente si minoxidil dhe finasteride mund të ngadalësojnë rënien e flokëve.

Shkencëtarët kohët e fundit ia atribuuan humbjen e përkohshme të flokëve edhe COVID-19. Pandemia shkaktoi një rritje prej 25% të ankthit dhe depresionit në mbarë botën. Stresi është pasojë e pandemisë. Rënia e flokëve është simptomë e stresit.

Disa thonë se produkti luksoz i TikTok Olaplex u shkatërroi

Pse paditë që pretendojnë dëmtimin e flokëve janë të rralla?

Zakonisht avokatët paguhen me përqindje në bazë të shumës që paditësi fiton nga i padituri. Dëmshpërblime të tilla zakonisht janë në shumë të vogla parash kështu që edhe çështjet që ngrihen në këtë rast janë në grup dhe jo individuale.