Bukuria

Doktoresha nga New York-u tregon nëse vaji i kastorit i rrit vërtetë qerpikët

Doktoresha nga New York-u tregon nëse vaji i kastorit i rrit

Vaji i kastorit njihet për përfitime të mëdha në flokë, i bën më të fortë, i hidraton, ndalon rënien dhe rrjedhimisht bën që të rriten të shëndetshëm. Por pyetja që shtrohet është:

A i bën dhe qerpikët të rriten?

Specialistja dhe okulistja Ilyse Haberman nga New Yorku ka treguar se si është e vërteta, si dhe jep disa këshilla që duhet të ndiqen para se të bëjmë prova në qerpikë.

Doktoresha nga New York-u tregon nëse vaji i kastorit i rrit

 

Vaji i kastorit ashtu si me flokët, hidraton qerpikët, i bën të duken më të trashë dhe të kenë më shumë shkëlqim. Gjithashtu bën të mundur forcimin e tyre dhe parandalon rënien, që do të thotë: I lejon të rriten. Por kjo nuk do të thotë se vaji i kastorit ka funksion rritës, sepse procesi ndryshon nga një njeri tek tjetri.

Doktoresha sqaron se nuk ka asnjë provë që vërteton se vaji i kastorit të rrit qerpikët më shumë sa munden.

Doktoresha nga New York-u tregon nëse vaji i kastorit i rrit

Por a është i sigurt të vendoset në qerpikë, pra shumë pranë syrit?

Haberman thotë se duhet treguar shumë kujdes. Pasi mund të pësosh reaksion alergjik. Ajo këshillon të mos e vendosim nëse nuk bëjmë një provë:

Merrni pak vaj dhe vendoseni në pjesën e qafës poshtë veshit. Prisni 5 minuta dhe nëse shkakton kruarje apo skuqje, nuk duhet ta vendosni. Nëse jo, aplikojeni, por me kujdes.

A është vaji i castorit më i mirë se serumi?

Kjo varet nga zgjedhja që bën. Nëse kërkon për rritje qerpikësh, Latisse është sërumi i vetëm i aprovuar nga FDA. Por nëse kërkoni diçka për ti mbajtur të shëndetshme dhe nëse nuk ju shkakton reaksion alergjik apo irritim, përdorni vajin e kastorit.

Doktoresha nga New York-u tregon nëse vaji i kastorit i rrit