Epoka e fillersave ka mbaruar, njerëzit tani po kërkojnë fytyrën si Bella Hadid

Që nga viti 2016, miliona njerëz kanë shkuar te dermatologët për të vendosur gjëra në fytyrë me një qëllim të veçantë: të kenë një ‘baby face’. Mënyra se si ata e arritën këtë ishte me mbushës që në zhargonin e përditshëm njihen si ‘fillers’ - përgjithësisht arrihen me injeksione me acid dhe yndyrë. Kjo epokë krijoi një estetikë specifike të karakterizuar nga fytyra në formë zemre, hundë të vogla dhe buzë dhe faqe të plota e të fryra.
Kohët e fundit, fytyrat kanë filluar të shkojnë në të kundërtën.
“Nuk më kujtohet hera e fundit kur dikush më kërkoi buzë të fryra”, thotë Dhaval Bhanusali, mjeku që qëndron pas lëkurës së re të Martha Stewart.
Nëse njihni fytyra të famshme, tranzicioni mund të përkufizohet kështu: "Të gjithë donin të dukeshin si Kylie Jenner. Tani ata duan të duken si Bella Hadid, "thotë Matthew James, një grimier britanik dhe influencues bukurie.
Një arsye për ndryshimin? Rezulton se fillers nuk ishin eliksiri i rinisë që njerëzit donin të shihnin. Me kalimin e kohës, shumë entuziastë të fillersave zbuluan se substanca në të vërtetë po migronte rreth fytyrës.
Carly Raye, një content-creator me bazë në Toronto, e cila vendosi fillersa në buzë në moshën 20-vjeçare tha se mbushja e saj udhëtoi, duke krijuar një unazë fryrjeje rreth buzëve, që kirurgë të ndryshëm e kanë përshkruar si "buzët e rosës".
Mbushësi mund të grumbullohet kudo. “Unë buzëqeshja dhe kisha fryrje të vogla në majë të faqeve të mia”, thotë Rosie Genute, një grimiere me bazë në Xhersi, për fillersat e saj poshtë syve.
Shpërbërja e fillersave, bëhet duke injektuar hialuronidazë, një enzimë. Disa mjekë thonë se, megjithëse është i sigurt nga pikëpamja mjekësore, ata shmangin përdorimin e tij.
Kjo është për shkak se hialuronidaza gjithashtu mund të shpërndajë disa nga indet tuaja natyrore, jo vetëm mbushësit tuaj. Për më tepër, shumë pacientë e përshkruajnë heqjen e fillersave si një proces të pakëndshëm - dhe në disa raste jashtëzakonisht të dhimbshëm.
Me fillersat e tyre të hequr, klientët në kërkim të një fytyre më këndore tani janë në rresht për heqjen e dhjamit bukal.
“Në vend të buzëve të lezetshme dhe hundëve të vogla, ne po shohim nofulla dhe mollëza të theksuara”, thonë ekspertët. “Në vitin 2017, bëhej fjalë për t’u dukur më e re dhe e lezetshme, por tani njerëzit mendojnë, nuk dua të dukem sikur jam 15 vjeç. Dua të dukem sikur jam 28 vjeçe dhe seksi .”
Ka një emër për këtë fytyrë të re: e rrëmbyer.
Tiranapost.al