Bukuria

Çfarë ndodh nëse e lani fytyrën vetëm me ujë?

Çfarë ndodh nëse e lani fytyrën vetëm me ujë?
Për të pasur një lëkurë të pastër, të butë e me shkëlqim përfundojmë duke përdorur produkte si pastrues, hidratues, maska e vajra nga më të ndryshmit. Dhe sigurisht ndodh jo pak herë që zhgënjehemi kur shikojmë që jo vetëm nuk ka përmirësime, por rezultatet janë të ndryshme nga çfarë prisnim.

Megjithatë një produkt mund ta përdorni pa frikë - ujin.

Ky artikull i Bright Side shpjegon pse do të ishte më mirë të lani fytyrën vetëm me ujë.

1. Lëkurë bëhet më e lëmuar.

Çfarë ndodh nëse e lani fytyrën vetëm me ujë?
Pastruesit mund të jenë shkaku i lëkurës së thatë. Ata i heqin lëkurës vajrat e saj natyralë, duke e bërë lëkurën të thatë dhe ndonjëherë të keni kruarje.

Në të tilla raste mund të jetë më mirë të lini mënjanë pastruesin për ca kohë dhe të përdorni vetëm ujë për larje.

2. Krijohen më pak puçrra.

Çfarë ndodh nëse e lani fytyrën vetëm me ujë?
Ju mund të mendoni se pastruesit ju ndihmojnë të zvogëloni sasinë e yndyrës në lëkurën e fytyrës, por në fakt bën pikërisht të kundërtën. Kur lëkura juaj është e dehidratuar, ajo automatikisht prodhon më shumë vaj. Si pasojë, poret zgjerohen.

Në të kundërt, thuhet se uji i ftohtë redukton prodhimin e sebumit (vajit) dhe redukton inflamacionin.

3. Lëkura do të duket më e re.

Çfarë ndodh nëse e lani fytyrën vetëm me ujë?
Uji i ftohtë tonifikon lëkurën dhe ngadalëson procesin e plakjes. Sigurohuni që të mos përdorni ujë të nxehtë pasi mund të dëmtojë lëkurën dhe të shkaktojë më shumë probleme.

Sapunët dhe pastruesit që janë përgjithësisht alkaline (pH midis 9-11) gërryejnë lëkurën dhe çojnë në humbjen e elasticitetit, në fund përfundoni me rrudha.

4. Nuk krijohen reaksione alergjike.

Çfarë ndodh nëse e lani fytyrën vetëm me ujë?
Mund të jetë një sfidë e vërtetë gjetja e pastruesit të duhur për lëkura të ndjeshme dhe të prirura ndaj alergjive. Ekziston vetëm një mënyrë për të zbuluar nëse ju përshtatet, duke e testuar në lëkurën tuaj. Disa pastrues mund të shkaktojnë djegie kimike dhe reaksione alergjike, ndërkohë që uji nuk shkakton asnjë nga këto.

5. Lëkura pushon.

Çfarë ndodh nëse e lani fytyrën vetëm me ujë?
Makeup dhe produkte të tjera bukurie sigurisht që kanë ndikim negativ në lëkurën tuaj dhe përkeqësojnë çdo gjendje ekzistuese.
Me përdorimin e ujit për pastrim, e lejoni lëkurën të pushojë dhe të bëjë punën e saj pa ndonjë ndihmë të jashtme nga kremrat ose hidratuesit.