FDA miraton rivalin e ri të botoksit që ka një pikë të fortë

FDA (Food and Drug Administration) ka aprovuar rivalin e Botoksit. Produkti quhet Daxxify, edhe pse shumë i referohen me emrin e firmës farmaceutike “Revance Therapeutics”.
Kështu ky produkt mund të ketë së shpejti një problem identiteti, derisa të fiksohet emri i tij, por sfida më e madhe mbetet konkurrimi në treg me Botoksin.
Trajtimi kozmetik me këtë medikament heq përkohësisht rrudhat, nga ato të moderuarat, deri tek më të theksuarat.
Ashtu si Botoksi, Daxxify është një neuromodulator që injektohet. Por produkti i Revance është i pari i bazuar në teknologjinë e shkëmbimit të peptideve.
Diferencuesi kryesor për Daxxify është fuqia e tij qëndruese. Ndërkohë që injeksionet e Botox zgjasin për tre muaj, Daxxify mund të qëndrojë për gjashtë muaj, madje deri në nëntë muaj tek disa pacientë. Përfitimet e kohëzgjatjes u testuan tek 2,700 pacientë dhe 4,200 trajtime. Studimet treguan se edhe një injeksion i vetëm kishte një efekt të fuqishëm tek rrudhat.
Pandemia pengoi deri sot aprovimin e Daxxify që hyri në garë që prej nëntorit të 2020-ës.
I pari ka qenë Botoksi i Allergan, i cili doli në treg në vitin 1989. Botoksi fitoi 4.7 miliardë dollarë nga shitjet vetëm vitin e kaluar.
Kompania nuk ka zbuluar ende një çmim për Daxxify.