Fytyrat më të bukura në botë krijuar me aplikacion dhe mbledhur nga rrjetet sociale

Edhe bukuria po krijohet nga inteligjenca artificiale. Një super kompjuter ka grumbulluar pëlqimet nga mediat sociale nëpër foto, për të krijuar ata njerëzit më fantastikë në botë.
Duke përdorur imazhet më të vlerësuara nga faqet si Instagram dhe Twitter për algoritmet e tij, janë mbledhur karakteristikat idealet estetike më të dëshiruara për njerëzit nga 14 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Indinë dhe Kinën.
Nofullat e theksuara, pamja e qeshur janë kryesoret tek meshkujt, ndërsa femrat flokët e gjata dhe sytë e tërhequrduket se e kanë bërë zemrën e softuerit të rrahë.
“Si një markë e shëndetit dhe bukurisë, ne gjithmonë kërkojmë të kuptojmë se si duket e bukura për klientët tanë”, tha Samantha Haines, menaxhere e marketingut në NordChem Health & Beauty që ka sponsorizuar këtë krijim.