Bukuria

Gabimet më të zakonshme që bëni kur vendosni make-up

Gabimet më të zakonshme që bëni kur vendosni make-up

Grimi është një nga armët më të fuqishme që kemi në dispozicion për t'u ndjerë më mirë me veten, jo vetëm sepse na lejon të maskojmë çdo pasiguri, por sepse rrit pikat tona të forta. Më poshtë keni të renditura gabimet më të zakonshme të grimit që priren të na plakin dhe që nuk duhet t'i bëjmë më

Disa gabime janë mjaft të zakonshme dhe diktohen kryesisht nga papërvoja dhe dëshira për të ndjekur trendet me çdo kusht. Këshilla, në përgjithësi, është ta merrni më lehtë: përdorni pak produkte, në mënyrë që të mund t’i shtresoni dhe menaxhoni më lehtë.

Nuk përshtatni make-up-in me lëkurën tuaj

Bota e bukurisë është shumë e ndikuar nga tendencat dhe rrjetet sociale , dhe ne jemi po aq të tillë. Imazhet që shohim, megjithatë, janë shumë shpesh "fikse" falë ndriçimit dhe magjisë së fotografive, ndaj jemi mësuar të shohim thjesht lëkura perfekte, mbi të cilat produktet performojnë më së miri. Por realiteti është shumë ndryshe: poret e zmadhuara, papërsosmëritë, aknet dhe mbi të gjitha rrudhat janë të gjitha elemente që mund të rriten negativisht nga një grim i gabuar, qoftë edhe në përputhje me trendet.

Make-up duhet të përshtatet me nevojat tona , pudrat shumë të thata dëmtojnë lëkurën tuaj. Çdo gjë duhet përdorur me ekuilibër, duke favorizuar produktet kremoze (nëse nuk keni lëkurë të yndyrshme), të cilat përzihen më lehtë me lëkurën.

Përdorni ngjyra shumë të errëta dhe të zbehta

Përpjekja për të zgjeruar shikimin është qëllimi i të gjithëve, veçanërisht nëse kemi sy të vegjël. Pikërisht në këto raste duhet të lëmë mënjanë të gjitha ngjyrat shumë të errëta e intensive dhe të preferojmë ato të lehta dhe të ndezura. Grija dhe kafeja zëvendësojnë të zezën për të përcaktuar pamjen, e cila duhet kombinuar së bashku me rimelët dhe me pudra më kremoze.

Mos i kushtoni vëmendjen e duhur vetullave

Vetullat janë qendra e fytyrës sonë , duke përcaktuar ekspresivitetin tonë: duke ditur se si t'i përmirësojmë ato kompletojnë pamjen. Nëse janë shumë të trasha, të çrregullta ose jo harmonike, ato i bëjnë sytë më të vegjël, theksojnë shenjat dhe na “shkatërrojnë” grimin. Nëse, nga ana tjetër, janë të krehura dhe të fiksuara mirë lart, në proporcion me syrin tonë dhe për rrjedhojë simetrike, ato do ta bëjnë menjëherë shikimin më të gjerë dhe më të shndritshëm.

Teknika më e thjeshtë për ta bërë këtë është përdorimi i një lapsi me një majë shumë të imët, i cili ndihmon për të qenë të saktë në rikrijimin e fijeve. Përndryshe, ju mund të përdorni edhe pomadat me xhel për t'u aplikuar me furçë ose eyeliner të ri, të krijuar posaçërisht për këtë përdorim. E rendesishme ështe që efekti perfundimtar të jetë absolutisht natyral.

Tiranapost.al