Gratë e thjeshta janë të lodhura nga trupat e motrave Kardashian

E Mërkurë 3 Gusht 2022, 10:36
TiranaPost
Fotot e motrave Kardashian kanë ngjallur mendime dhe ndjesi negative tek vajzat dhe gratë e thjeshta që i shikojnë. Madje kanë ngjallur më shumë trishtim sesa fotot e grave super elegante apo modele.
Duket se problemi qëndron në dy aspekte. I pari tek trupi “edhe i dobët, edhe me forma (bel e vithe)” dhe e dyta tek fakti që ato nuk pranojnë të kenë bërë ndonjë ndërhyrje në trup.
Studimi është realizuar nga universiteti i Torontos. Për një brez të caktuar, të rritur me epokën 'Keeping Up With the Kardashians” ka qenë thuajse e pamundur të mos bëhen krahasime.