Bukuria

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve dhe te rinjve

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Një make-up natyral, pa ato qerpikët si çadër mbi sy, pa suvatime të tepruara, pa silikon, krejt ndryshe nga trendy që Kardashian vendosën duke e çuar botën dhe të rejat drejt një fytyre të përbashkët.

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Hailey një modele dhe fëmijë i familjes së njohur Baldwin, tani në një martesë me yllin Justin Bieber, është një shembull tipik: ujë dhe sapun. Por që sigurisht pas kësaj ka shumë vëmendje dhe trajtim.

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Ajo e vetëdijshme për stilin e saj të pagabueshëm çdo ditë, në Tik-tok është shndërruar në ëndrrën e të rinjve për lëkurën e bukur, dhe tualetin e lehtë. Ka hapur sigurisht linjën e saj, dhe po blini e kopjoni Hailey të dashur të rinj. Shqiptarët janë një racë e bukur, dhe vajzat s’mund të jenë të gjjtha njësoj.

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Kylie Cosmetics, ka qenë prej kohësh në krye të linjave të make-upeve, aq sa e bëri vajzën më të vogël të familjës Kardashian, Kylie Jenner, një multi-milionere në moshë fare të vogël. Kompania e saj kozmetike, me tonalitete të ndezura, kan qenë tërheqëse sidomos në një kohë kur të gjithë përpiqeshin të mbulonin pasiguritë që kishin me ‘fuqinë e make-upit’.

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Shpesh herë Kylie është shprehur se ndihej e pakënaqur me buzët e saj prandaj krijoi një linjë lip-kitesh që të mund t’i theksonte sa më shumë të ishte e mundur(ka pranuar edhe fillerat që ka bërë).

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Ndoshta dikur ishte bindëse duke marrë parasysh transformimin që ajo pati në pamje, dhe krijoi një botë me ‘Minions’, me të gjitha të rejat që po e preferonin atë tip look-u dhe po hiqnin dorë nga vetja e tyre për t’u dukur ‘perfekte’.

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Në ndryshim nga linja Kylie Cosmetics, Rhode e Hailey Bieber po tenton t’i mësojë brezit të ri se duhet ta duam veten siç jemi dhe duhet të kujdesemi për lëkurën tonë me produkte që më të vërtetë janë të nevojshme për të. Dhe që edhe me një make-up bazik dhe natyral mund të dukesh bukur.

Hailey Bieber, modelja që po i bën një nder adoleshentëve

Tiranapost.al/Zenildabeqaj