Jamie Lee Curtis është një zë i fuqishëm kundër Botoksit dhe pro plakjes. Ndau me miqtë e saj virtual këshillat që i jep edhe vajzave të saj.
“Mos u ngatërroni me fytyrën tuaj. Unë kam bërë operacione plastike. Kam vënë edhe botoks në fytyrën time. A i largon Botoks rrudhat e mëdha? Po. Por më pas dukesh si një kukull plastike”, shpjegoi Curtis.
Botoksi është një injeksion që përdor toksinën onobotulinumtoxinA për të parandaluar përkohësisht lëvizjen e muskujve. Mund të zbusë rrudhat e moderuara deri në ato më të mëdhatë, si tek balli apo dhe rreth syve.
Ylli i ekskluzivitetit të Halloween thirri ata që e kanë bërë anti-plakjen një pjesë integrale të jetës së tyre të përditshme.
“Në këpucët e mia mund të eci me qindra kilometra. E kam bërë dhe unë botoksin. Nuk funksionoi. Gjithçka që shoh është se njerëzit tani e përqendrojnë jetën e tyre në këto gjëra”, përfundoi ajo.
Madje aktorja shton se këto procedura po zhdukin breza të tërë të bukurisë.
“Sapo të ndërhyni e ta ndryshoni fytyrën, s`do mund ta riktheni më si më parë”, tha ajo.
Në vitin 1989, Curtis hoqi dhjamin poshtë syve pasi një kameraman bëri komente për 'sytë e saj të fryrë' në xhirimet e filmit “Perfect” në 1985-ën.
Operacionet i shkaktuan një tjetër problem aktores. Varësinë nga Vicodin, një qetësues i dhimbjeve të forta.
“Kam provuar operacionin plastik dhe nuk funksionoi. Më bëri të varur nga Vicodin. Jam 22 vjet esëll sot”, tha ajo.